Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se dy oficer të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës po diplomojnë në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.
Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, është një prej akademive më prestigjioze në botë.
“Drejtpërdrejtë nga ceremonia ushtarake “Parada e Sovranit” në Londër, ku po diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/