Herën e parë që Oleksandr Havriluk u kthye në fermën e tij pasi ajo ishte pushtuar nga trupat ruse, lotët i rridhnin në fytyrë kur pa atë që kishin lënë pas.
Ferma e tij ishte shkatërruar pothuajse plotësisht, makineria e rëndë me vlerë miliona dollarë ishte mbetur në gërmadha dhe kokrrat e grurit të vitit të kaluar ishin djegur, transmeton Telegrafi.
Por problemi më i madh për Havrilukun ishin minat tokësore që ishin groposur në 12 milje katrorë të fushave të tij përreth.
Tani, 69-vjeçari po i gërmon me dorë, në përpjekje për të pastruar disa nga arat e tij përpara se të fillojë sezoni i mbjelljes në fillim të prillit.
“Kisha frikë, por unë duhet të mbjell”, tha Havriluk
Deri më tani, Havriluk thotë se ka hequr rreth 20 mina nga fushat e tij në Valika Komyshuvaha, afër qytetit të Izium, duke përdorur vetëm një detektor metali që e bleu vetë.
“Shkoni, e gjeni, merrni një shkop, trokitni për të përcaktuar madhësinë dhe pastaj e gërmoni. Pastaj e merrni atë butësisht dhe e hiqni”, shtoi ai
Puna është e rrezikshme, pranon ai, por shtoi se: “nuk ka zgjidhje tjetër”.
Është një zgjedhje e ashpër me të cilën po përballen fermerët në të gjithë Ukrainën: ‘pastroni fushat nga eksplozivët për t’u përgatitur për sezonin e mbjelljes, ose mendoni për një vit tjetër pa të ardhura’.
Pushtimi rus tashmë ka ‘mbytur’ eksportet e grurit nga Ukraina – një nga shportat më të mëdha të bukës në botë – dhe ka kontribuar në rritjen e çmimeve të produkteve bazë si buka dhe drithërat, madje edhe me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila ka mundësuar kalimin e anijeve ukrainase përmes Detit të Zi.
Ushtria ukrainase vlerëson se rreth një e treta e vendit aktualisht është e kontaminuar nga municionet e pashpërthyera, duke rrezikuar të korrat e këtij viti duke lënë zona të mëdha të tokës pjellore të ‘fjetura’, për shkak të mbetjeve vdekjeprurëse të një lufte që po zhvillohet ende. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse