LAJMI I FUNDIT:

Duke mos mundur t’i aneksojë plotësisht katër rajonet, Rusia thotë se mund t’ia kthejë disa territore Ukrainës

Duke mos mundur t’i aneksojë plotësisht katër rajonet, Rusia thotë se mund t’ia kthejë disa territore Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov la të kuptohet se disa territore brenda katër rajoneve të aneksuara së fundi nga Rusia mund t’i kthehen Ukrainës.

Duke folur për kufijtë në rajonet e Donbasit, Khersonit dhe Zaporizhzhias, grupi mediatik rus RBC raporton se krahu i djathtë i presidentit rus, Vladimir Putin tha se disa pjesë të tyre mund t’iu kthehen Ukrainës.


“Lexoni urdhrin. Aty ka formulim ligjor. Në përgjithësi, natyrisht, ne po flasim për territorin ku vepronte administrata ushtarako-civile në kohën e pranimit [në Rusi]”.

Ai më pas shtoi se disa prej territoreve të caktuara mund t’i kthehen shtetit ukrainas, por pas konsultimit me popullatën civile, raporton index.hr.

“Por e përsërisë edhe një herë: territore të caktuara atje do të kthehen dhe ne do të vazhdojmë të konsultojmë popullatën”, tha ai.

Theksojmë se forcat ukrainase kanë përparuar në rajonin e Khersonit dhe Luhanskit, duke shkaktuar shumë dëme material dhe viktima forcave ruse.

Ndryshe, Putin sot ka nënshkruar urdhrin për aneksimin e territoreve pasi që Duma ruse votoi ligjin për marrjen e katër rajoneve ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori