LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini dhe Vushtrria rezultojnë negativ me coronavirus

Dukagjini dhe Vushtrria rezultojnë negativ me coronavirus

Dy klubet që mbajnë pozitat e fundit në Superligë, Vushtrria dhe Dukagjini janë testuar për COVID-19 dhe sot kanë marrë rezultatet të cilët kanë dal negative.

Ka qenë fillimisht Dukagjini i Klinës që ka bërë me dije se futbollistët dhe i gjithë stafi i klubit janë testuar për coronavirus nga ekipet mjekësore të IKSHPS-së dhe asnjë futbollistë nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


“Lajmi i mirë është se nga rezultatet e pranuara nga IKSHPK, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar NEGATIV, pra lojtarët janë me shëndet të mirë dhe normalisht do të vijomë me seancat stërvitore ashtu siç është planifikuar”, njofton Dukagjini.

Ndërsa në orët e vona edhe klubi i Vushtrrisë ka marrë lajmin pozitiv.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka dhënë lajme të mira nga kjo komunë.

Ai ka bërë me dije se futbollistët dhe stafi i klubit të Vushtrrisë janë testuar për COVID-19 dhe kanë rezultuar të gjithë negativ.

“Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ! Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, t’i kthehen normalitetit!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/