Shumë analiza për çështje të ndryshme bëhen duke u fokusuar vetëm në zhvillimet e fundit të ngjarjeve. Prandaj, shumë nga këto analiza kontribuojnë për krijimin e problemeve të reja, të cilat gjithsesi e rëndojnë situatën edhe ashtu tejet të rënduar.
Çdo gjë e ka një burim, tek çdo gjë ekziston lidhja shkak-pasojë. Por, shumë shpesh ndodh që “viktima” të fajësohet, pra fajësohen ata që i vuajnë pasojat e veprimeve që bëjnë të tjerët.
Në kohën e fundit në Republikën tonë, janë akuzuar dhe vazhdojnë të akuzohen qytetarë për veprimet e tyre: që protestojnë, që duan që në vendin e tyre të ketë rend dhe ligj, pra shtet funksional. Thuhej se në protestat e fundit po marrin pjesë njerëz të cilët nuk e dinin arsyen pse po bëhej protesta. Përveç kësaj thuhej se këta njerëz po synojnë ta marrin pushtetin me dhunë etj. Mirëpo, siç duket qartë tani, nuk ishin njerëz të humbur e të paarsyeshëm ata që protestonin dhe as nuk kishin synim ta merrnin dhunshëm pushtetin. Sepse, në momentin e “shkarkimit” te ministrit pa etikë, u anulua protesta e planifikuar.
Prandaj, për këta qytetar mund të thuhet se ishin aktiv dhe vigjilent ndaj zhvillimeve.
Akuzohen qytetarë që largohen nga vendi, në drejtim të vendeve më të zhvilluara. Qytetarët që po largohen nuk po e bëjnë këtë për shkak se nuk e duan vendin e tyre, prandaj nuk është e drejtë të akuzohen. Mendoj se këta qytetarë kanë arsye të shumta. Në Republikën tonë vërtet gjërat kanë degraduar. Numri i të papunëve nuk është zvogëluar, ekzistenca është bërë edhe më e vështirë. Dhe, ajo që është më e dhimbshmja është humbja e shpresës për diçka të mirë.
Për këta qytetarë mund të themi se e kanë humbur shpresën.
Akuzohen arsimtarët që kërkojnë realizimin e minimumit të premtuar nga ata që krijuan Qeverinë. Pse kërkohet nga arsimtarët që të mos kërkojnë rritjen e pagave për minimumin e premtuar?! Këto paga me këtë rritje arsimtarët i kanë vetëm nga viti i kaluar. Nga shumë “analistë” krahasohen pagat e arsimtarëve me rastet sociale dhe me rrogën minimale në vend. Po pse kjo analizë ndalet te ky krahasim? A janë arsimtarët ata që kanë pagën më të madhe në vend?! Sigurisht që jo, prandaj nëse dëshirojmë t’i kemi parasysh të gjitha kategoritë, krahasimi nuk duhet të ndalet aty. Arsimtarët kanë të drejtë ta kërkojnë minimumin e premtuar.
Ku është shkaku i këtyre pakënaqësive?
Nëse i kemi parasysh zhvillimet në vend nga koha e pas luftës deri më tani, mund të themi se parregullsitë kanë qenë të shumta dhe në vazhdimësi. Me politikë merren njerëz që nuk e kanë prioritet mirëqenien qytetare, por prioritet i tyre është të pasurohen pavarësisht mënyrës. Prandaj, pikërisht partitë politike, disa më shumë e disa më pak, janë shkaktarë të këtyre problemeve të cilat sot po na japin regres.
Jo protestat, jo ikja nga vendi, jo kërkimi minimal për realizim i japin imazh të keq Kosovës. Për imazhin e keq të Kosovës janë meritore partitë politike. Ambicia e tyre e paarsyeshme për pushtet, paaftësia e tyre për të menaxhuar vendim me parime të shëndosha…
Këtë e argumentuan qartazi, gjashtë muaj pa Qeveri! Sepse, interesat e grupeve të caktuara gjithsesi janë ma të rëndësishme se i tërë populli.
Prandaj, mund të themi se: po detyrohen të protestojnë, po dëbohen nga vendi dhe nuk ju jepet minimumi i premtuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?