Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Mariem Chourak është një myslimane e devotshme që e konsideron hixhabin një shprehje të përkushtimit të saj ndaj Profetit Muhamed, por një propozim nga senatorët francezë së shpejti mund t’i mohojë asaj lirinë për ta bërë këtë në hapësirat publike.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ndryshimi në një projekt-ligj ‘anti-separatizëm’ i krijuar për të forcuar vlerat laike të Francës dhe i cili zbatohet për vajzat nën 18 vjeç ka tërhequr zemërim dhe ka nxitur një protestë në internet nën hashtag #HandsOffMyHijab (#PasToucheAMonHijab) që u bë virale përtej kufijve të Francës.

“Është pjesë e identitetit tim. Të më detyrosh të heq atë do të ishte një poshtërim”, ka thënë Chourak. “Nuk mund ta kuptoj pse ata do të dëshironin të miratonin një ligj që diskriminon”.

Vendi i fesë dhe simboleve fetare të veshura në publik është një çështje e diskutueshme në Francë, një vend laik i palëkundur dhe shtëpia e pakicës më të madhe myslimane në Evropë.

Franca ndaloi mbajtjen e shamive islamike në shkollat shtetërore në vitin 2004.

Në vitin 2010, ajo ndaloi nikabin, mbulesën islamike me fytyrë të plotë, në vende publike të tilla si rrugë, parqe, transport publik dhe ndërtesa administrative.

Ndryshimi i përket të gjitha simboleve fetare, megjithëse kundërshtarët thonë se ai synon myslimanët. Senatori Christian Bilhac u tha ligjvënësve në prill se do të mbronte të rinjtë.

“Prindërit nuk duhet të vendosin dogmë mbi fëmijët e tyre”, citohet të ketë thënë ai.

Por një grup i grave të reja po drejtojnë fushatën #PasToucheAMonHijab nga dhomat e banimit të banesave të familjeve të tyre.

Ata kanë tërhequr mbështetje nga ndikuesit e mediave sociale, ndër tjerash një ligjvënës amerikan dhe Ibtihaj Muhamed, gruaja e parë amerikane që mbante hixhab ndërsa garonte në Lojërat Olimpike.

“(Politikanët) duan emancipimin tonë, ata duan të na shpëtojnë nga kjo shtypje imagjinare, por janë ata që na shtypin”, mendon studentja e mjekësisë Mona el Mashouly, 25, në qytetin e saj në Strasbourg.

Ndërkohë vë në pah Reuters, presidenti Emmanuel Macron paralajmëron se Islamizmi po minon unitetin e Republikës.

Projekt-ligji anti-separatizëm i qeverisë së tij godet martesat e detyruara dhe testet e virgjërisë dhe përfshin mbikëqyrje më të rreptë të shoqatave fetare.

Aty fillimisht nuk është përmendur parandalimi i të miturve nga mbajtja e hixhabit në publik.

Por Senati i mbizotëruar nga konservatorët shtoi ndryshimin, si dhe dy ndryshime të tjera.

Një komision i përbashkët nga dy dhomat e parlamentit do të debatojë mbi ndryshimet dhe ato mund të jenë ende të larguara nga projekt-ligji.

Por për 22-vjeçaren Hiba Latreche dëmi është bërë.
“(Është) simptomatike e ‘kontrollimit’ të vazhdueshëm të trupit të grave, zgjedhjeve dhe besimeve që kemi në Francë”, tha ajo, “si dhe instrumentalizimit të grave myslimane. /Telegrafi/