Site icon Telegrafi

DSS: Kosova është Serbi, nuk na duhen NATO dhe BE-ja

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) nuk do të heqë dorë nga programi i cili thotë se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

Serbia kurrë nuk do të anëtarësohet në NATO dhe se asaj nuk i duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ka deklaruar kryetarja e DSS, Sanda Ivic Raskovic,e cila në prag të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë ka lidhur me disa parti të vogla politike në Serbi, njofton rts,transmeton Koha.net.

“Vendin të huajve nuk do t’ua shesim në saksi, e politikën shteruese të kursimit do ta zëvendësojmë me politikën e zhvillimit”, ka thënë ajo.

Exit mobile version