LAJMI I FUNDIT:

Drita gati për Legian, të gjithë rezultojnë negativ në testet për coronavirus

Drita gati për Legian, të gjithë rezultojnë negativ në testet për coronavirus

Lojtarët e Dritës iu janë nënshtruar testimeve për coronavirus, para ndeshjes së rëndësishme në kuadër të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës luan kundër Legia Varshavës në raundin e tretë kualifikues të garës së dytë evropiane për kah rëndësia.


Dhe si pjesë e përgatitjeve për këtë sfidë janë edhe testimet e detyrueshme për coronavirus, ndërsa të gjithë te ‘Intelektualët’ kanë rezultuar negativ.

“Klubi jonë FC Drita dje është testuar për testet e COVID-19 në prag te ndeshjes me Legia Warsaw që do të zhvillohet në Poloni”.

“Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativ. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.

Drita luan si mysafir i Legias më 24 shtator (e enjte) dhe në rast të fitores, në raundin e radhës do të përballej me skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabag. /Telegrafi/