Site icon Telegrafi

Drita dhe 89-shi ndahen në paqe

Dy skuadrat që luajnë një futboll mjaftë të bukur për sy u ndajtën në barazim 1-1, në një ndeshje që kishte raste nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, me disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.

Me fillim të pjesës së dytë, Alban Shillova kaloi Dritën në epërsi, pas një asistimi nga Xhevdet Shabani.

Ndërkohë mysafirët barazuan rezultatin në fund të ndeshjes me anë të një goli fantastik nga Pleurat Hajdini. /Telegrafi/

Exit mobile version