Site icon Telegrafi

Drenica triumfon ndaj Besës

Drenica ka arritur të shënoj fitore tejet të rëndësishme ndaj Besës së Pejës në Skënderaj me rezultat 3-1.

Vendasit golin e parë e arritën vetëm pas shtatë minutave lojë, kur shënoi Endrit Maloku për 1-0.

Një minutë më vonë Besa barazoi nëpërmjet Kastriot Rexhës, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Fitoren vendasit e arritën në pjesën e dytë kur shënuan edhe dy gola të tjerë.

Kreshnik Uka realizoi për 2-1, ndërsa në fund të ndeshjes, kur pejanët po mundoheshin të barazonin rezultatin Kastriot Mehmeti shënoi për 3-1. /Telegrafi/

Exit mobile version