Site icon Telegrafi

Drenica transferon Kajtazin dhe Lajqin

Sipas burimeve të Gazetës Tribuna, drenicasit kanë arritur marrëveshje me dy volejbollistët e shquar kosovarë.
Bëhet fjalë për Adriatik Kajtazin dhe Skënder Lajqin, të cilët në kampionatin e kaluar, ishin pjesë e Prishtina Volley, me të cilët skuadër fituan Kupën e Kosovës dhe u rikthyen në elitën e volejbollit të Kosovës.

Këto përforcime të mëdha bëhen për tu paraqitur sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ku Drenica do të luaj në garën evropiane, Challange Cup.

Kajtazi në të kaluarën ka luajtur edhe në Shqipëri, Zvicër e Katar, ndërkohë është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në volejboll.
 

Exit mobile version