Klubi sivëlla i Interit, Jiangsu Suning, thuhet se ka ndërruar vëmendjen, duke e kthyer nga Fabio Capello pasi nuk kanë arritur marrëveshje me Paulo Sousën.
Sipas Gazzetta dello Sport, “problemet ekonomike” në negociatat e Jiangsu me Sousan dolën pas 11 orëve diskutime.
Edhe pse bisedimet do të rifillojnë të premten, gazeta thotë se klubi kinez nuk ka humbur kohë në hapjen e negociatave edhe me Capellon.
“Unë në Kinë? Kisha menduar të shkoj atje para Marcello Lippit, kam marrë aq shumë oferta në të kaluarën dhe iu kam thënë ‘jo’ shumë herë”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Sport Italia.
“Ndonjë thirrje nga Suning? Në kohën e çmendurisë, kurrë nuk e dini…”, transmeton Telegrafi.
Gazzetta madje raporton se një marrëveshje mes ish-trajnerit të Milanit, Romës dhe Juventusit dhe Jiangsu tashmë është arritur dhe se ardhja e tij në Nanjing është e pashmangshme.
Veterani konsiderohet si “zgjedhja e prestigjit të madh” të koordinatorit teknik Walter Sabatini, megjithëse Sousa vazhdon të jetë i lidhur, së bashku me Laurent Blanc, Juande Ramos dhe Francesco Guidolin. /Telegrafi/