Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit kanë dhënë dorëheqjen, mes akuzave për përdorimin e paligjshëm të sistemit të përgjimit kundër një gazetari dhe ndaj kreut të një partie opozitare.
Zyra e Kryeministrisë së Greqisë bëri të ditur se drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Panagiotis Kontoleon dhe Grigoris Dimitriadis, sekretar i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit, dorëzuan të premten, më 5 gusht dorëheqjen e tyre, e cila u pranua.
Kontoleon dha dorëheqjen “pas veprimeve jo korrekte të konstatuara në procedurën e mbikëqyrjes ligjore”, tha zyra e kryeministrit, pa dhënë detaje se cilat procedura u ndoqën në kundërshtim me ligjin ose cilët mund të kenë qenë objektivat e këtyre përgjimeve. Sipas ligjit grek, një prokuror kërkohet të aprovojë çdo përgjim t ndërmarrë nga shërbimet informative, raporton rel.
Zyra e kryeministrit nuk dha arsye për dorëheqjen e Dimitriadis. Një zyrtar qeveritar tha se “kishte të bënte me klimën toksike që ishte krijuar rreth tij. Në asnjë rast nuk ka të bëjë me sistemin e përgjimit “Predator”), me të cilin as ai dhe as qeveria nuk janë të lidhur në asnjë mënyrë.” Zyrtari foli në kushte anonimiteti pasi arsyet e dorëheqjes nuk ishin bërë të ditura.
Javën e kaluar, kreu i partisë opozitare socialiste të Greqisë, PASOK, Nikos Androulakis, paraqiti një ankesë në gjykatën e lartë të vendit duke thënë se kishte pasur një përpjekje për të hakeruar celularin e tij me sistemin e përgjimeve “Predator”.
Androulakis, i cili është gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian, tha se u informua mbi këtë përpjekje nga shërbimi i sigurisë kibernetike të Parlamentit Evropian disa ditë përpara se të paraqiste ankesën e tij më 26 korrik.
“Të zbuloj se kush qëndron pas praktikave të tilla të sëmura dhe për kë po veprojnë nuk është çështje personale. Është detyra ime demokratike”, deklaroi në atëbotë Androulakis.
Në prill, gazetari financiar grek Thanasis Koukakis tha se ai ishte njoftuar nga grupi i të drejtave digjitale “Citizen Lab” se telefoni i tij kishte qenë objektivi i përgjimit nga softueri “Predator” prej korrikut deri në shtator 2021. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve kishte bërë thirrje për një ” hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm… (për të) përcaktuar se kush e ka orkestruar atë përgjim dhe për t’i çuar ata para drejtësisë.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi