LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Qendrës së Studentëve: 20-30 persona në ditë që vijnë nga shtetet e jashtme, vendosen në karantinë

Drejtori i Qendrës së Studentëve: 20-30 persona në ditë që vijnë nga shtetet e jashtme, vendosen në karantinë

Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta ka mohuar se në këtë qendër ka pasur përleshje por nuk e ka mohuar se ka pasur grumbullime të njerëzve e që për të njëjtit po merren masa.

Sfishta për RTV Dukagjinin ka treguar numrin momental të personave që janë të vendosur në konviktet e studentëve.


“Për momentin janë 366 persona të karantinuar në Qendrën e  Studentëve. Gjendja e të gjithëve është e mirë. Ata që përmbushin afatin prej 14 ditësh testohen dhe lirohen nëse rezultojnë negativ”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se numri i personave që pasi janë vendosur në karantinë e që të njëjtit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 mbetet i vogël.

“Deri më tani gjashtë persona nga kjo qendër kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mirëpo dy prej tyre nuk janë futur fare në karantinë por vetëm janë përcjellë drejt Klinikës Infektive”.

Sfishta ka thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve e që për të njëjtit dhe të tjerët që futen në karantinë jepen udhëzime të mjaftueshme se si duhet të sillen gjatë atyre dy javëve.

“E them me përgjegjësi të plotë se kacafytje nuk ka pasur por ka pasur ndonjë rezistencë të vogël nga ndonjë person me të cilin janë marrë ekipet mjekësore dhe psikologët”.

Drejtori i Qendrës së Studentëve thotë se çdo ditë në konvikte vijnë 20-30 persona, kryesisht nga kufijtë tokësorë.

“Ka raste kur vijnë edhe kontigjente më të mëdha nga Kroacia apo Gjermania me nga 50-60 persona, por mesatarja është 20-30 persona në ditë “, tha ndër të tjera Fatmir Sfishta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori