Drejtori i Empolit: Kemi arritur marrëveshje për shitjen e Hysaj

Drejtori sportiv i Empolit, Marcello Carli, ka folur rreth marrëveshjes së arritur me Napolin për mbrojtësin shqiptar.
“Nga ana jonë çdo gjë është e mbyllur, ne kemi pranuar kalimin e tij te Napoli. Tani për tani klubi napolitan është duke biseduar me lojtarin për disa detaje dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi”.
“Napoli ka bërë një investim të zgjuar, pasi Hysaj ka personalitet, forcë fizike dhe mundësi të madhe për t’u përmirësuar. Ai është i ri dhe ka një karrierë të madhe para”, ka deklaruar Carli për Radio Marte.
I vetmi problem në këtë mes që është duke ngadalësuar zyrtarizimin e këtij transferimi, janë të drejtat e imazhit dhe momentalisht klubi napolitan dhe lojtari janë duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































