Site icon Telegrafi

Drecun: Thaçi po na ofron shkëmbim territoresh

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që nën tavolinë t’i propozojë Beogradit shkëmbim territoresh.

Sipas tij, Thaçi po do shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, saktësisht Mitrovicën Veriore, dhe duke marrë një pjesë të Serbisë Jugore, saktësisht Luginën e Preshevës, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë në një intervistë të tij në Radio Beograd, se është e sigurt që do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.

“Hashim Thaçi po përpiqet që ‘nën tavolinë’ të flas rreth asaj se si mundemi që të shkëmbejmë territoret”, pohoi Drecun.

Exit mobile version