Një fluturim i Spirit Airlines që po arrinte në kryeqytetin Haitian të Port-au-Prince nga shteti amerikan i Floridas u godit nga të shtënat me armë zjarri të hënën.
Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e ka detyruar aeroplanin të devijohej në Republikën Domenikane.
Të paktën një person – një stjuardesë – u godit nga një plumb, sipas Herald, i cili citoi një burim.
Extremely Concerning! An Airbus A320-271N aircraft (N966NK) of the Spirit Airlines was hit by bullets this Monday as the aircraft was preparing to land at the Toussaint Louverture International Airport in Port-au-Prince, Haiti, resulting the aircraft diversion to El Cibao… pic.twitter.com/oCLPFU6K4f
— FL360aero (@fl360aero) November 11, 2024
Raporti i Herald, duke cituar burime të shumta, tha se aeroplani u ul i sigurt.
Kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi fluturimin që u nis nga Fort Lauderdale, raportoi Reuters.
Ndërkohë thuhet se të shtënat e raportuara detyruan autoritetet në aeroportin ndërkombëtar Toussaint Louverture të ndalonin të gjitha fluturimet komerciale.
BREAKING: Spirit Airlines flight from Fort Lauderdale, Florida, forced to abort landing at Port-au-Prince airport after being struck by gunfire, Haitian media reports pic.twitter.com/yPFmnVH7XA
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) November 11, 2024
Mediat kujtojnë se bandat e lidhura politikisht në mars ngritën një kryengritje alarmante që rrëzoi kryeministrin e Haitit, liroi më shumë se 4600 të burgosur nga burgu, mbylli aeroportin në Port-au-Prince dhe shkëputi qytetin nga bota.
Banorët nuk kanë parë asnjë shenjë se kur autoritetet mund të marrin kontrollin e kryeqytetit nga bandat. /Telegrafi/