Drake duket se ka gjetur dashurinë e re dhe ajo është top modelja, Bella Harris.
Superylli kanadez i hip hopit besohet se ka rezervuar një restorant të tërë vetëm për të dhe modelen në Washington për një darkë tejet private.
Drake dhe 18 vjeçarja kanë qenë të vetmuar në këtë restorant duke pritur së pari largimin e klientëve të tjerë për të mbyllur këtë restaurant për ta.
Më pas të dy janë larguar nga vendi në fjalë së bashku dhe shkuan ditën e nesërme në po të njëjtin restorant, por tash modelja kishte edhe një grup të miqve me vete.
Bella, babai i të cilës është producenti legjendar Jimmy Jam, ka modeluar për Calvin Klein, Guess dhe Forever 21.
Drake do të kthehet në turneun e tij “Aubrey and the Three Migos Tour” që vazhdon të shtunën në Wells Fargo Center në Filadelfi. /Telegrafi/