Site icon Telegrafi

DPHM parashikon reshje gjatë ditës së nesërme

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë paralajmëron shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme gjatë ditës së nesërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në pjesën perëndimore të vendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa në pjesën lindore të vendit gjatë orëve të ditës priten reshje me dendësi deri më 15 litra në metër katror.

Nesër temperatura e mëngjesit do të jetë nga 8 gradë celsius deri në 12 gradë celsius, kurse ajo e ditës nga 12 deri në 18 gradë celsius.

Në Shkup në orët e hershme të mëngjesit priten reshje të shiut, bubullima dhe erë e fuqishme, me temperatura nga 10 deri më 16 gradë celsius.

Edhe gjatë javës së ardhshme, do të ketë reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore do të bie bore./Telegrafi/

Exit mobile version