LAJMI I FUNDIT:

Doza e dytë e vaksinës Pfizer mund të jepet nga 19 deri në 42 ditë pas dozës së parë, thotë shefi i kompanisë

Doza e dytë e vaksinës Pfizer mund të jepet nga 19 deri në 42 ditë pas dozës së parë, thotë shefi i kompanisë

Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, Albert Bourla, deklaroi të martën se është e rëndësishme që doza e dytë e vaksinës së coronavirusit nga Pfizer të jepet në kohë, duke shtuar se administrimi i dozës një javë më vonë ose dy nuk përbënte ndonjë problem të madh.

“Ju duhet të siguroheni që t’i jepni dozat e dyta ashtu sikurse studimet rekomandojnë që vaksina funksionon, gjë që është në tre javë”, u shpreh Bourla.


“Në studimin tonë i kemi bërë nga 19 deri në 42 ditë. Brenda këtij kuadri, pajtohem. Përtej kësaj, është serioze”, deklaroi ai.

Albert Bourla

Derisa udhëzimi i propozuar midis dy dozave ishte 21 ditë në provën e efikasitetit të vaksinës Pfizer-BioNTech, aty përfshinte gjithashtu pjesëmarrës që morën dozat e tyre të dyta brenda një “dritare të paracaktuar”, prej 19 deri në 42 ditë, sipas materialeve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Bëhet e ditur se ka pasur shqetësime që furnizimi i kufizuar i vaksinave do të parandalojë njerëzit që të marrin në kohë dozat e tyre të dyta të vaksinave. /Telegrafi/