Site icon Telegrafi

Dosja “Buka” me të pandehur Ahmetaj, GJKKO kthen dosjen për plotësim

Gjykata e Posaçme GJKKO rikthen në duart e Posaçme SPAK dosjen “Buka”, për të cilën është marrë i pandehur ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Gjykata e Posaçme i ka dhënë tre muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për dosjen ku ish-zv.km akuzohet për “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.

Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO. Prokurori i çështjen Elvin Gokaj ka afat deri ne datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara. /Telegrafi/

Exit mobile version