Dorjan Arian Luka është një fëmijë i moshës 3 vjeçare, i diagnostikuar me Encofalopati epiloptogjene, që do të thotë Sindroma West, një lloj i rëndë i epilepsisë.

Familja e tij, bën thirrje për ndihmë për trajtimin e djalit, pasi ilaçet mund të blihen vetëm jashtë vendit dhe familja nuk ka kushte të mira financiare për të mbuluar koston e shpenzimeve.

Dorjani ende nuk ka mbushur 3 vjeç, ndërsa për shkak të sëmundjes ai e ka të pamundur të flas, të ec, madje nuk mundet as të qëndroj ulur.

Për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, numri i kontaktit të babit të tij është : +355676874599 , ku mund të kontaktohet përmes WhatsApp. /Telegrafi/