LAJMI I FUNDIT:

‘Dorëzohet’ shefi i JPMorgan ndaj komenteve të ashpra të Bitcoin

‘Dorëzohet’ shefi i JPMorgan ndaj komenteve të ashpra të Bitcoin

Drejtori i gjingantit bankar ‘JPMorgan’, Jamie Dimon, tha se ‘i vjen keq’ se e ka quajtur Bitcoin si një mashtrim që përdoret për të tregtuar drogë, nga vrasësit me pagesë dhe nga Koreja e Veriut.

Dimon përdori intervistën në ‘Fox Business’, për ta kundërshtuar komentin e tij të muajit shtator, i cili nxiti zemërim në komunitetin e kriptovalutës, transmeton Telegrafi.

“Më vjen keq që e kam bërë atë [koment]”, tha ai, duke shtuar se ai nuk është i interesuar në Bitcoin.

Në atë kohë kur Dimon bëri komenti e tij, vlera e një Bitcoin nuk kushtonte hiç më shumë se 4,200 dollarë dhe nga ai koment vlera e tij ra në 3,750 dollarë, por shpejtë u rikthye për disa muaj duke arritur pikën më të lartë deri 20 mijë dollarë në muajin dhjetor 2017, pastaj monedha ra në çmimin aktual të saj prej rreth 15 mijë dollarë që tregtohet sot.

Dimon konsiderohet si një nga figurat më të shquara në ‘Wall Street’. Ai tha se ishte i shqetësuar për atë se çfarë do të ndodhte me qeveritë dhe rregullatorët lidhur me Bitcoin “pasi kjo çështje po bëhet e madhe”.

Që nga shtatori 2017, pozicioni i Bitcoin është forcuar duke i dhënë më shumë legjitimitet kriptovalutave. /Telegrafi/