LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen para PDK-së

Dorëzohen para PDK-së

Presioni ndërkombëtar dhe “rreziku” se po dalin jashtë linjës politike të pëlqyer nga bashkësia ndërkombëtare po detyrojnë dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike e Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që herë pas here të rreshtohen në anën e Qeverisë së Kosovës.

Anëtarët e këtyre dy partive në çështje “vendore” shpeshherë tregohen kritikë ndaj Qeverisë së Kosovës, por shumica e proceseve politike që janë drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, përfshirë edhe bisedimet dhe marrëveshja e fundit me Serbinë, është mbështetur nga partia e Isa Mustafës dhe ajo e Ramush Haradinajt, shkruan “Zëri”.

Ndonëse ka deputetë të këtyre dy partive që shprehen shumë kritikë ndaj proceseve politike në vend, shpeshherë ata e “ndërrojnë” qëndrimin sapo hyjnë në godinën e Kuvendit të Kosovës, ku votojnë pro politikave të qeverisë.


E tërë kjo situatë, që nga anëtarët e këtyre dy partive shihet jo si përkrahje për kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeverinë e tij, por si mbështetje për procese të cilat po e forcojnë shtetin, nga analistët politikë cilësohen si veprime falë telefonatave dhe vizitave nga zyrtarët e ndryshëm perëndimorë.

“Sidomos tek rasti i dialogut. Gjithçka është nga presioni ndërkombëtar. Dialogu është projekt ndërkombëtar, është nisur nga bashkësia ndërkombëtare, ajo ka dashur që ta përfundojë edhe ajo ka bërë presion edhe tek partitë tjera opozitare që ta përkrahin projektin dhe të mos e pengojnë atë”, thotë analisti politik, Ardian Arifaj.

Ai thekson se sikur partitë politike në Kosovë të mos ishin të përçara, bashkësia ndërkombëtare do ta kishte shumë të vështirë që t’ua “nëpërkëmbë” qëndrimet.

Edhe analisti tjetër, Behxhet Shala, thotë se falë presionit ndërkombëtar deputetët e LDK-së dhe AAK-së shpeshherë janë më pozitë se vetë pozita.

“Në fakt, LDK-ja dhe Aleanca po e ndajnë fatin me PDK-në vetëm në raste kur ata janë të detyruar ta përkrahin PDK-në si pasojë e trysnisë së ndërkombëtarëve…”, tha Shala.

Por, anëtarët e këtyre dy partive nuk e shohin veten si “lodër” e ndërkombëtarëve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri thotë se është paragjykim koncepti se kjo parti mbështet qeverinë falë presionit ndërkombëtar.

Sipas tij, LDK-ja është duke e mbështetur qeverinë në integrime dhe në bisedime me Serbinë, siç thotë ai, për të mos u bërë sikurse Shqipëria dhe Mali i Zi, “ku opozita për shkak të qasjes politike e pengon integrimin dhe perspektivën evropiane të popullit të vet”.

Ngjashëm shprehet edhe zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma. Ai thotë se AAK-ja ka zgjedhur që të jetë e përgjegjshme karshi proceseve të rëndësishme dhe qytetarit të vendit.

“Kjo nuk ka të bëjë me presion ndërkombëtar. Gjithmonë ka të bëjë me një politikë të Aleancës në radhë të parë për proceset e rëndësishme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori