Tang Kung u ankua se çaji i është shërbyer me vonesë dhe se është i ftohtë. Në ankim e sipër, ai hodhi alkool në shenj revolte kundër kamerierit.

Mirëpo, flakët e kapluan gruan Lu Mai, e cila pësoi djegie në fytyrë dhe gjoks, transmeton Telegrafi.


Në aksidentin që ka ndodhur në qytetin Guangzhou të Provincës Guangdong të Kinës, kamerieri megjithatë është vënë në ndihmë.

People Daily Online raporton se gruaja i është falënderuar më pas djaloshit dhe ka kërkuar falje për sjelljet e burrit të saj. /Telegrafi/