Site icon Telegrafi

Dona: Lidhja me Musën do vazhdojë edhe jashtë

Ambra pyet Donën se si i ka gjërat në të vërtetë me Musën dhe Dona i thotë se i ka mirë, por do të shohë se si do të shkojnë edhe jashtë shtëpisë.

“Jam afruar shumë me Musën, duket sikur kam shumë kohë me të, pasi këtu jemi 24 orë bashkë”, thotë ajo.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Big Brother Albania

Dona thotë më tej se ata do të jenë bashkë edhe jashtë shtëpisë, por mbetet për t’u parë reagimi i Musës.

“Duhet të shohë se si do të jenë gjërat jashtë sepse jashtë është ndryshe dhe nuk e di se si sillet ai jashtë shtëpisë”, thotë Dona.

 

Exit mobile version