A don me luftu pa reagu ndërkombëtarët? Hajde n’Gjakovë dhe përjetoje adrenalinën e Paintball-it
Të gjithë jemi rritur me historitë e luftërave e shikimin e filmave të shumtë aksion, e që një pjesës së madhe të njerëzve ua kanë rritur dëshirën për t’u bërë policë apo ushtarë kur të rriten.
Por jeta ndodh e jo çdo ëndërr realizohet. Shumica s’jemi bërë policë e as ushtarë, por dëshirën për të luftuar me shoqëri e kemi ende të instaluar brenda vetes. E pikërisht nga kjo dëshirë e madhe për ta përjetuar “ndjenjën e luftës” është krijuar edhe sporti i Paintball-it në botë.
Në Hereç të Gjakovës, Valton Sylaj, inspiruar nga dashuria e madhe për sporte ekstreme dhe me një dëshirë të nxitur nga historitë e fshatit të tij sa i përket luftimit, tash e 6 vjet, së bashku me bashkëpuntorin Halil Ramaj, operon biznesin e tij “Paintball Shoot 2 Kill” me një terren të hatashëm të luftimit.
Por, çfarë saktësisht është Paintball?
Paintball është sport ekstrem ku dy ekipe garojnë me njëra-tjetrën për t’i eliminuar kundërshtarët përmes armëve që kanë plumba me ngjyrë dhe janë absolutisht të padëmshëm e të parrezikshëm.
Paintball është ideal për kompani e biznese që duan ta përforcojnë punën në ekip, është ideal për shokë e shoqe që duan adrenalinë e eksperiencë të paharrueshme, por edhe për familjarë.
View this post on Instagram
Madje, një numër i madh i kompanive, shkollave e grupe të të rinjve në botë janë duke e inkorporuar këtë aktivitet si mjet të fuqishëm për zhvillim strategjik të ekipit që kanë.
Këtë aktivitet mund ta provoni në ambiente të hapura e të mbyllura, por sigurisht kënaqësi e veçantë është në terren real.
Aktiviteti i Paintball në Kosovë
“Paintball Shoot 2 Kill” që gjendet në Hereç të Gjakovës ka një hapësirë gjigante të terrenit malor brenda të cilit gjenden pengesa të shumta për t’i planifikuar sulmet apo mbrojtjet e juaja.
Vetura të djegura, barrikada druri, pika strategjike prej alumini e shumë objekte interesante gjenden në hapësirat e këtij terreni, çfarë e bëjnë për ju të vështirë ta vëreni kundërshtarin apo ta eliminoni.
Gjatë tërë kohës që jeni në lojë e kuptoni sa i rëndësishëm është koordinimi me ekipin tuaj, aktivizimi i të gjitha shqisave për t’u mbrojtur nga kundërshtari dhe, më kryesorja, sa e rëndësishme është fitorja “duke vrarë para se të vriteni”.
View this post on Instagram
Stafi profesional e mikpritës – vlera e shtuar e kësaj kompanie!
Përtej aktivitetit të Paintball që do ta ushtroni në këtë terren në Hereç, ju do të befasoheni nga mikpritja e stafit. Qasja profesionale dhe dëshira e madhe për t’jua zgjidhur çdo kërkesë që mund ta keni, do t’ju lë të befasuar për së miri!
Prandaj mos hezitoni dhe mos pritni më gjatë, por mblidhni kolegët apo shoqërinë dhe rezervoni tanë terminin tuaj duke kontaktuar në:
Facebook: Shoot 2 kill
Instagram: Paintball.shoot2kill
Nr. Tel: +383 45 533 355 / +383 45 667 889
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi