Site icon Telegrafi

A doli nga kontrolli ‘prank’-u i Anisës me Xhenetën? Klipi sqaron gjithçka

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta Fetahu dhe Anisa Veseli kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP.

Ditë më parë, dy banoret kanë thurur një plan që të vënë në lojë banorët e tjerë të shtëpisë.

“Një ditë kur të jemi ul të gjithë bashkë e merr një gotë me ujë dhe ma kthen në kokë dhe thua se tani do t’i përjetosh senet që i ke bërë banorët të përjetojnë”, u shpreh Xheneta dhe kjo u miratua nga këngëtarja.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, megjithatë ‘prank-u’ i Xhenetës dhe Anisës duket se doli nga kontrolli dhe arriti cakun nga të dyja që ishte të trazojnë shtëpinë.

Edhe pse disa konkurrentë brenda thanë se e kuptuan këtë, pasi modelja do reagonte më ndryshe, marrë parasysh temperamentin e saj në këtë lojë.

Lexo po ashtu Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Sidoqoftë, ato e kundërshtuan dhe thanë se kjo nuk është e vërtetë, duke shtuar se askush nuk ishte në dijeni. /Telegrafi/

Exit mobile version