Beogradi zyrtar me miratimin e dy dokumenteve për Kosovën e ka ndryshuar strategjinë për dialog politik dhe e ka bërë publike politikën e tij të mëparshme.
Kështu vlerëson drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, duke shtuar se ato dokumente nuk mund të ndikojnë shumë në dialogun e paralajmëruar politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Deda thekson se këto veprime nga ana e Serbisë po bëhen, pasi që ata do të mundohen që të nxjerrin një status sa më autonom për serbët e Kosovës, në të njëjtën kohë duke mos u fokusuar në statusin e Kosovës, shkruan “Evropa e Lirë”.
“Ky është një ndryshim i pozitës së mëhershme të Serbisë të cilën e kemi parë në vitet e fundit, por nëse ata do të fokusohen në një segment të tillë çfarë është autonomia për serbët në veri apo në të gjithë Kosovën, kjo mund të sjell deri në pengesa për mbërritjen e kushteve nga ana e BE-së. E kushtet e BE-së në këtë dialog, integrimi i veriut në sistemin unik institucional të Kosovës si dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura siç janë energjia, telekomunikacioni e çështja e të pagjeturve etj”, tha Deda.
Rezoluta e cila do të votohet në Kuvendin e Serbisë është mjaft e hapur, ndërsa platforma e cila nuk do të bëhet publike është ajo pjesa problematike e gjithë kësaj, thotë Deda.
Sipas tij, nëse Qeveria e Serbisë i përmbahet rezolutës e cila ka mundësi të shumta interpretimi, atëherë mund të mos ketë problem, por nëse i përmbahet platformës së tyre politike mund të këtë problem në dialog.
“Kosova dhe Serbia duhet të flasin vetëm për ato çështje të cilat çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Atë vetëm për çështjet e fqinjësisë së mirë atë se si e kërkon BE-ja. Dhe këtu të pritet në që BE-ja të jetë më e fortë në qëndrimet e saj se çka do të thotë normalizimi”, u shpreh Deda.
Rezoluta e miratuar nga Qeveria e Serbisë, nuk e njeh Kosovën. Në të thuhet po ashtu se qëllimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është krijimi i parakushteve që serbët dhe komunitetet tjera të kenë mundësi të forcohen dhe të jetojnë në paqe dhe siguri.
Në rezolutë thuhet po ashtu se Qeveria e Serbisë autorizohet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve të arritura me Prishtinën.
Megjithatë, disa nga agjencitë e lajmeve ndërkombëtare kanë shkruar se Serbia ka dhënë indikacione se është e gatshme që të humbë kontrollin ndaj veriut të Kosovës, duke thënë se ky edhe shënon koncesionin më të madh të Beogradit, derisa po shkon drejt bisedimeve për t’iu bashkuar Unionit Evropian.
Kurse sa i takon çështjes së platformës, kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic është shprehur se platforma për bisedime politike me përfaqësuesit e Prishtinës, nuk do të dalë në publik, pasi që “nuk duhet që me platformën dhe me taktikat tona të njihen ata me të cilët duhet të bisedojmë”.
Nga ana tjetër, analisti, Ismail Hasani, vlerëson se dokumentet e nxjerra së fundmi nga autoritetet në Beograd, mund të jenë vetëm për konsum të brendshëm dhe nuk do të ndikojnë në bisedimet politike mes dy shteteve.
“Unë, konsideroj se miratimi i njëanshëm i dokumenteve nga ana e Serbisë janë veprime të njëanshme të cilat nuk i ndihmojnë procesit absolutisht nuk kanë efekt në bisedimet të cilat do të mbahen në Bruksel. Janë më tepër shprehje e synimeve të lidershipit të Serbisë që t’iu dal borxh zgjedhësve të vet dhe detyrimit që ka ndaj qytetarëve të vet për menynë se si ata kanë marr vota”, tha Ismaili.
Hasani tha po ashtu se në asnjë mënyrë as Brukseli nuk do t’i marr parasysh ato dokumentet që t’i përdor si bazë apo platformë për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.
“Konsideroj se kryeministri i Serbisë Dacic heq dorë prej paralajmërimit që ka bërë për monumentin e luftëtarëve të lirisë në Preshevë mund ta acarojë situatën. Mund të shkaktojë incidente. Ndërsa, për pjesën tjetër do të thotë lëvizjet të cilat do të bëhen në Bruksel, normalisht që ato janë të dirigjuara nuk ka mundësi nuk ka kushte, nuk ka rrethana që njerëzit të shprehin agresivitetin e vet qoftë njëra qoftë tjetra palë".
"Kjo për faktin se ulja në tryezën e bisedimeve nënkupton edhe disiplinim përkatësisht vet disiplinim. Sepse as Serbia as Kosova nuk shkojnë me dëshirën e tyre në Bruksel”, vlerësoi Ismaili.
Platformën e paraqitur nga Republikës së Serbisë presidenca e Kosovës e ka konsideruar po ashtu vetëm për konsum të brendshëm dhe se ajo sipas tyre asnjëherë nuk do të paraqitet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Oferta e OBRM-PDUKM-së është ofertë për bllokim të BE-së
Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE
Këshilli Prokurorial bëhet “pishman”, anulon vendimin që e mori 10 ditë më parë për transferimin e prokurorit Arben Ismajli
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia