Site icon Telegrafi

Doktorët konfirmojnë se menstruacionet shkaktojnë po aq dhimbje sa sulmi i zemrës

Doktorët më në fund kanë konstatuar atë çfarë femrat gjithmonë e kanë thënë: dhimbjet e menstruacioneve janë tejet të mëdha.

Në fakt, dhimbjet e menstruacioneve mund të jenë po aq të mëdha sa dhimbjet që i shkakton një sulm i zemrës, transmeton Telegrafi.

Femrat e dinë se menstruacionet ju bëjnë të ndiheni sikurse dikush ju ka goditur në stomak përderisa njëkohësisht keni qenë duke e shijuar një film të pikëllueshëm.

Por tani John Guillebaud, profesor i shëndetit riprodhues, thotë se dhimbjet e menstruacioneve e pengojnë jetën e përditshme të shumicës së femrave.

Endometrioza është shkaktari i dytë i dhimbjeve të menstruacioneve pas dismenorresë, dhe besohet se i prek një në dhjetë femra gjatë menstruacioneve.

Endometrioza shkakton një sërë simptomash të pakënaqshme, duke përfshirë: dhimbjet e tmerrshme, lodhjen, probleme me zorrë, por edhe sterilitet.

Mesatarisht, femrave iu duhen shtatë vite e gjysmë për t’u diagnostikuar me endometriozë për shkak të mungesës së vetëdijesimit dhe hulumtimeve, ndërsa opsionet e trajtimin mbeten të kufizuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version