Fushata Ndërkombëtare për Tibetin me seli në SHBA tha se një njeri, i identifikuar si Tsesung Kyab, i ka vënë vetes zjarrin para një manastiri budsit në provincën Ganzu.

Tjetri, Phagmo Dundrup, i vuri zjarrin vetes para një manastiri në provincën fqinje të Qinghait.


Të dy personat thuhet se i vunë vetes zjarrin para pelegrinëve të mbledhur në lutjet që shënojnë fundin e festivalit të Vitit të Ri tibetian.

Grupet tibetiane të të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 100 tibetianë kanë djegur veten, që nga viti 2009 për të protestuar kundër sundimit të Kinës në Tibet, dhe së paku 87 kanë vdekur. /Rel/Telegrafi/