LAJMI I FUNDIT:

Dodë Gjergji lutet për mjekët dhe të gjithë ata që po luftojnë coronavirusin

Dodë Gjergji lutet për mjekët dhe të gjithë ata që po luftojnë coronavirusin

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, është mbajtur mesha e shenjtë e së dielës së Larit, me anë të së cilës sot Kisha Katolike në Kosovë, fillon javën e madhe dhe përgatitjen për festën e Pashkëve.

Si asnjëherë më parë, kisha kishte marrë pamje të zymtë e krejt kjo për shkak të mungesës së besimtarëve të fesë katolike, të cilët në ditët e zakonshme mbushnin sallën, kurse në këtë kohë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos marrin pjesë në hapjen e javës së madhe të Pashkëve, për ta parandaluar kështu përhapjen e pandeminë COVID-19.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, tha se për sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe të gjitha të tjerëve që po luftojnë për popullin kundër coronavirusit, do të lutet te Zoti.

“Në emër të kishës ne sot e shtrojmë rrugën me vuajtjen e shumë njerëzve, dëshiroj të paraqesë, siç thoshte Papa Francesku, këto ditë të gjithë trishtimin e njerëzve, t’i vejë përpara kamëve të Krishtit, i cili hynë dhe na prinë neve në Jerusalemin qiellor, të gjithë sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe të gjitha shërbimeve të tjera, që janë vu në luftë, kundër kësaj të keqe dhe në shërbime, të shpëtimit të jetës së njerëzve , ja paraqesë uratën çdo besimtari nga shtëpia e vetë,”, thotë Gjergji.

Dodë Gjergji i bëri thirrje të gjithë besimtareve të krishterë që të qëndrojnë të durueshëm sepse kjo etapë do të kalojë.

Ai theksoi se gjatë kësaj jave duhet të përjetojmë, vuajtjen që ka përjetuar Krishti.

“E dimë që jemi duke marrë pjesë të gjithë në një lloje, kalvari të jetëve tona, të ditëve tona, të kohës tonë, po le t’i gëzohemi asaj se çka do të ndodh mëtanë, pasi të kalojë, pasi ta përballemi dhe i lutemi Zotit hyjit tonë që të na jep, durimin, të na forcoj dhe shtoj dashurinë, fenë dhe të na mbaj me gëzim në mënyrë që deri sa të përjetojmë gjatë kësaj jave gjithë vuajtën e Krishtit, mrena asaj vuajte të gjejmë gëzimin, shpresën dhe dashurinë”, thotë Gjergji.

Gjergji theksoi se në hyrjen e kësaj jave, të shenjtë për ta kanë pasur dy elemente të rëndësishme, bekimin e larit dhe përjetimin e gëzimit.

“Sot duke hy në javën e madhe, ne i kemi pasur dy elemente të rëndësis hme, bekimin e larit, përjetimin e gëzimit, përpara se të kujtojmë mundimet dhe vuajtjen e zotit tonë jezukrishtit, sepse Krishti përpara se të pranonte vuajtjen, përpara se të hynte në vdekjen e tij, ai donte solemnisht të hynte në Jerusalem ku do të kryqëzohej”, thotë Gjergji.

Ndryshe,me këtë të diele të Larit të mundimeve të Zotit Jezu Krisht, për Kishën Katolike fillon java e shenjtë ose java e madhe e Pashkëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori