"Ne jemi të përqendruar që komunat të konstituohen sa më shpejt,që sa më shpejt të hyjmë themelimin e Asociacionit serb të komunave, e përgjegjësia bie te përfaqësuesit e Prishtinës që të mundësojnë që ky proces të zhvillohet i papenguar”, ka thënë Djuric për RTS-në.

Në konstatimin se Kosova mund të shtyjë formimin Asociacionit deri në qershorin e këtij viti, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Djuric ka thënë “Ne konsiderojmë se është e papranueshme që në çfarëdo mënyre të Prishtina të përpiqet të ngadalësojë ose të pengojë formimin e Asociacionit...”, ka thënë ai, transmeton “Koha”. /Telegrafi/