LAJMI I FUNDIT:

Djemtë e Grabovcit, që e rrahën policin, gjobiten për shpejtësi!

Djemtë e Grabovcit, që e rrahën policin, gjobiten për shpejtësi!

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci nuk ka dashur të flas shumë rreth rrahjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga djemtë e tij, Guximi dhe Ngadhënjimi. Ndërkohë ky rast nga prokurorja e rastit, Merrushe Llugiqi është vlerësuar si vepër kundërvajtje dhe djalit të deputetit Grabovci i është caktuar një gjobë për tejkalim të shpejtësisë.

Babai i dy djemve, deputeti Grabovci, nuk ka dashur të flas shumë në lidhje me këtë rast, duke thënë se është i nxënë.

“Jam i nxënë. Hajt se për rastin e djemve e keni bërë, është policia dhe e bëjnë punën e vet. As unë vet nuk kam drejt me shkel ligjin dhe askush tjetër”, ka thënë Grabovci për KTV.

Ndërsa i pamundur ka qenë kontakti me prokuroren Merrushe Llugiqi.

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor dhe nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori