Site icon Telegrafi

Djema, kujdes! Nëse nuk dini të bëni bisedë për këto tema, as mos e merrni mundin t’i afroheni Ronela Hajatit

Pas këngës për vajzat, duket se për Ronela Hajatin djemtë nuk meritojnë që ajo t’i kushtojë një të tillë.

E ftuar në studion e “Top Show Mag”, Ronela ka dhënë një mesazh për të gjithë meshkujt, sipas së cilët duhen të jenë më kavalier. Ajo u shpreh se gjëja që e bezdis më shumë tek djemtë, është injoranca.

“Kanë humbur për të qenë pak kavalier, injorant, dhe thonë pastaj pse nuk gjen burrë, ulesh në tavolinë, flet për një libër, për një poezi, dhe përgjigjen “ku di unë nga këto”, u shpreh Ronela.

Gjithashtu këngëtarja ka folur edhe për projektet e saj. Ronela shprehet se shumë shpejt do të sjellë për publikun një këngë në bashkëpunim me këngëtarin Adrian Gaxha, e ndërsa xhirimet për klipin po bëhen në Bullgari.

Ajo u tregua paksa e rezervuar për të dhënë më shumë detaje, por duket se një projekt i tillë do ta rikthejë fuqishëm këngëtarin Gaxha, i cili është shkëputur për pak kohë nga bota e muzikës.

Për sa i përket planeve përtej muzikës, spontane dhe shumë e sinqertë, ashtu si vetëm ajo di të jetë në intervista, Ronela ka hezituar të flasë për marrëdhënien e saj, duke lënë të nënkuptuar që nuk do të kemi një dasmë edhe për pak kohë.

Exit mobile version