15-vjeçari ka shkuar në prova te Topçinjtë dhe pasi u ka lënë përshtypje trajnerëve, ka nënshkruar deri në fund të sezonit – njofton Daily Star.

Brooklyn ka tërhequr interesimin e disa klubeve, duke përfshirë edhe Manchester Unitedin dhe Chelsean, transmeton Telegrafi.


Burimet thonë se që në verën e ardhshme, ai mund të nënshkruajë një kontratë afatgjate, qoftë me Arsenalin apo ndonjë nga klubet tjera të mëdha.

Në rast se Brooklyn dështon të ndërtojë një karrierë të suksesshme, atëherë Beckham ka edhe dy shanse tjera (djemtë Romeo, 12 vjeç dhe Cruz, nëntë vjeç) që të shohë së paku njërin nga djemtë e tij si trashëgimtar në botën e futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app