LAJMI I FUNDIT:

Djali i gazetares së vrarë: Malta, një shtet mafioz

Djali i gazetares së vrarë: Malta, një shtet mafioz

Djali i gazetares investigative, të vrarë në një atentat me autobombë në Maltë, ka denoncuar atë që ai e ka quajtur “mafie shtetërore” në vendin e tij.

Daphne Caruana Galizia, 53-vjeçare, humbi jetën si pasojë e një shpërthimi, vetëm pak pasi ishte larguar nga shtëpia e saj në Bidnija, pranë Mostës, ditën e hënë. Ajo njihej gjerësisht për akuzat e rënda për korrupsion ndaj politikanëve të lartë në vend, përmes blogut të saj.

“Nëna ime u vra, sepse ishte futur mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë”, tha i biri i saj, Matthew, i cili gjendej shumë pranë vendit të shpërthimit.

Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, të publikuar pak orë pasi ai u përpoq të shpëtonte nënën e tij nga makina që po digjej, ai akuzoi policinë e Maltës si inkompetente, ndërsa qeverinë për “pandëshkueshmëri”.

“Kur institucionet e shtetit janë kaq shumë të paafta, personi i fundit që mbetet në këtë betejë shpesh është një gazetar”, shkruan Matthew Caruana Galizia, i cili është gjithashtu gazetar me profesion.

Ai sulmoi gjithashtu edhe imazhin e krijuar për Maltën, si një komb liberal perëndimor.

“Po, realisht ky është vendi ku jetojmë. Një shtet mafioz, ku ti mundesh të ndryshosh gjininë apo kartën e identitetit (falënderoj Zotin për këtë), por ku mundesh të hidhesh në erë për shkak se zbaton liritë themelore të njeriut”, tha ai.

Një zëdhënës qeveritar, Kurt Farrugia hodhi poshtë akuzën se qeveria vepron me pandëshkueshmëri, e premtoi një hetim “tejet të ashpër” dhe të thellë mbi këtë ngjarje.

Daphne Caruana Galizia ishte një kritike e ashpër e qeverisë dhe shkaktoi rrëzimin e qeverisë gjatë këtij viti, e rrjedhimisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, teksa publikoi akuzat që e lidhnin kryeministrin Joseph Muscat me skandalin “Panama Papers”. /TO/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori