DJ Deezy, emri premtues i skenës që synon suksesin (Foto)

Artistët e rinj pa dyshim që sjellin një frymë të re në tregun muzikor.
I tillë është DJ Deezy, djaloshi nga Prishtina i cili tash e disa vite merret intenisivisht me muzikë, ndërsa ka gjetur "shtëpinë" e tij në Authentic Entertainment.
Tashmë ai është DJ zyrtar i Capital T dhe 2po2, dhe ka qenë i pranishëm në thuajse të gjitha aktivitetet muzikore të reperëve në fjalë gjatë verës.
Në një intervistë për Telegrafin, Deezy ka treguar më shumë rreth vetes së tij, dhe planeve që mendon t'i realizojë në të ardhmen.
"Me muzikë kam filluar të merrem prej moshës 15 vjeçare , tani i bëj tetë vite që merrem inentsivisht me muzikë, në vitin 2013 jam bërë pjesë e Authentic Ent. Janë bërë pesë vite që punojmë bashkë, kam veç rrolin e DJ-it por kontribuoj në çdo mënyrë që mundem, punoj me të gjithë artistët e grupit. Si DJ jam aktiv edhe vet në clube, festivale e kafiteri të ndryshme, por gjatë sezonit veror kryesisht jam në tour me Capitalin dhe 2po2", ka thënë DJ Deezy për Telegrafin.
Ndërkohë, 23 vjeçari duket të jetë shumë ambicion me punën e tij, ndërsa rrëfen për Telegrafin disa nga projektet që ka në mend t'i realizojë në të ardhmen.
"Në të ardhmen kam me fillu edhe si producent, kam plan me fillu me projekte muzikore të mijat, por edhe bashkëpunime me artistë të tjerë", ka përfunduar DJ Deezy.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë e pranishëm në të gjitha koncertet e Authentic duke ofruar atmosferë të veçantë për fansat e reperëve të labelit. /Telegrafi/































































