Treshja e famshme Genc Prelvukaj, DJ Dagc dhe DJ PM kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Unstoppable” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar në studion e Genc Prelvukajt.
Kënga është e zhanrit hip hop dhe R&B, gjersa vargjet e tekstit i kanë shkruar vet protagonistët.
Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni Black Fish Entertainment.
“Unstoppable” pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për treshen, që janë të njohur tashmë për bashkëpunime. /Telegrafi/