LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindje në karantinë: Disa ide për ta bërë festën tuaj, një ditë të këndshme dhe paqësore

Ditëlindje në karantinë: Disa ide për ta bërë festën tuaj, një ditë të këndshme dhe paqësore

Bota duket se ka ndalur, por koha po ecën përpara për të gjithë. Ditëlindja juaj po afron, por do të duhet ta shtyni festën sepse, për momentin, ne nuk mund të bëjmë plane për një afat të shkurtër

Karantina për shkak të përhapjes së coronavirusit na detyron të qëndrojmë në shtëpi dhe ka shumë pak raste në të cilat ne mund të gjendemi me miqtë ose familjen, ose aspak raste e thënë më shkoqur.


Disa prej nesh mund të jenë larg njerëzve të dashur edhe fizikisht, ndaj askujt nuk i pëlqen ideja e të kaluarit të ditëlindjes në vetmi totale.

Këtu janë disa ide për ta bërë ditëlindjen tuaj, një ditë të këndshme dhe paqësore. Për festën do të keni kohë për të rikuperuar gjithçka, mos u shqetësoni.

Për fat të mirë, kohët në të cilat jetojmë na lejojnë të marrim dhe dërgojmë gjithçka që duam direkt në shtëpinë tonë. Kjo është arsyeja pse bërja e një dhurate për dikë që po feston një ditëlindje në karantinë është shumë e thjeshtë!

Organizohuni në kohë

Jo se “mysafirët” tuaj janë të zënë në këtë kohë, por sigurohuni disa ditë para për njerëzit me të cilët dëshironi të kaloni ditën tuaj të veçantë që ata të jenë në dispozicion për një telefonatë ditëlindjeje.

Një ditë para ditëlindjes bëni pazar dhe pastrim. Ju nuk do të dëshironi ta kaloni ditën e festës tuaj duke pastruar ose radhitur gjërat që keni blerë në market!

Merrni të gjithë përbërësit për të gatuar pjatat tuaja të preferuara dhe për një ëmbëlsirë të vogël. Mos harroni qirinjtë dhe një shishe verë!

Filloni në këmbën e djathtë

Ditëlindja juaj ka mbërritur më në fund: Gëzuar ditëlindjen! Padyshim që do të jetë ndryshe nga zakonisht, por mos u shqetësoni, nuk do të jetë e trishtuar.

Meqenëse nuk do të shkoni në zyrë, zgjohuni herët dhe bëni një dush të nxehtë dhe parfumosuni. Bëni një maskë ose manikyr dhe vendosni grimin, sot duhet të shkëlqeni dhe të ndjeheni super mirë.

Vendosni listën e hiteve tuaja të preferuara për të dëgjuar dhe fillojeni ditën me një mëngjes të këndshëm dhe ndjenjën e mirëqenies.

Festa: Mos i nënvlerësoni fqinjët dhe bëni atë që ju bën të ndjeheni mirë!

Përveç thirrjes video klasike me miqtë dhe të afërmit, këtu është një mënyrë tjetër për të kaluar një ditëlindje origjinale.

Sa herë keni menduar për faktin se nuk keni idenë se kush jeton pranë jush, në të njëjtën shkallë, në të njëjtin pallat? Dhe mbase karantina dhe ballkonet janë një mundësi për të zbuluar se jeni i/e rrethuar nga fqinjë të bukur dhe të gëzuar.

Nëse keni bërë miq me ta, pse të mos ofroni një festë për ditëlindje? Një dolli nga ballkonet, pak muzikë dhe shumë solidaritet midis të huajve, do të ngrohin menjëherë zemrën tuaj!

Mbase nuk jeni në humorin e duhur dhe preferoni të shpërqendroheni në filma dhe seriale televizive.

Sido që të jetë gjendja shpirtërore, ndiqeni zemrën dhe bëni atë që ju ndihmon juve të ndiheni më mirë, shpirtërisht!

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori