LAJMI I FUNDIT:

Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve, Kosova me shumë sfida

Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve, Kosova me shumë sfida

Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve e gjen Kosovën larg një kulture të demokracisë dhe nivelit të larta të pjesëmarrjes së votuesve. Edhe pse lidershipi po angazhohet për reforma zgjedhore, ditë më parë kanë vendosur që Kosova të ketë vetëm një zonë zgjedhore.

Ndërkohë për listat e hapura apo të mbyllura, për pragun zgjedhor, për ulëset e rezervuara të komuniteteve dhe për përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor ka mbetur që të diskutohet në takimet e ardhshme.

Sa i përket pragut zgjedhor, partitë e vogla kanë kërkuar që mos të bë diskriminohen me pragun e lartë zgjedhor, kurse partia më e madhe opozitare, LDK ka kërkuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të monitoruara ndërkombëtarisht, në mënyrë që mos të ketë keqpërdorime.

Ndryshe, zgjedhjet nacionale dhe lokale, të mbajtura që nga pas lufta kanë kaluar me shumë parregullsi, duke arritur të votohet edhe mbi 100 për qind.

Nga 14-17 shtator të vitit 2005, ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale të Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata i dërguan një mesazh të rëndësishëm në lidhje me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

Për shkak të rëndësisë së këtij mesazhi pjesëmarrësit kanë vendosur që e martja e parë e muajit shkurt të jetë Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve.

Kjo ditë ka për qëllim për informimin e publikut për të arriturat dhe sfidat e reja që lidhen me llojet e ndryshme të sistemeve të votimit, të tërheqë vëmendjen e parlamenteve, qeverive, politikanëve dhe udhëheqësve botërorë mbi rëndësinë e rolit të tyre në promovimin e një kulture të demokracisë dhe nivelet e larta të pjesëmarrjes së votuesve dhe të ndikojë te votuesit e rinj që të angazhohen për vlerat demokratike.

Në Ditën Botërore të Zgjedhjeve në të gjithë botën organizohen seminare dhe diskutime për rëndësinë e zgjedhjeve demokratike, e në Kosovë kjo ditë do të përfundojë vetëm me një përurim të librit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori