Fjolla Morina këto ditë ka rezultuar të jetë personi më i komentuar në faqet rozë.
Jo vetëm për rrjedhën e jetës personale, por edhe pasi u bë e ditur se u dënua me gjashtë vite burg.
Edhe pse u arratis nga shtëpia në Kukës për në Dubai, Madive dhe Turqi, Fjolla si duket nuk e ka ndërmend ende të ndalet.
Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një video teksa shihet me veshje të thjeshtë.
Në dorë bukuroshja bionde mbante çanta të shumta, ndërsa u vërejt se ka bërë blerje në dyqanin e “Versace”.
“Dita e blerjeve”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Kujtojmë se Fjolla më 20 janar u arratis, ndërsa gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. /Telegrafi/