LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e zhvillimit të informacionit

Dita Botërore e zhvillimit të informacionit

24 Tetori është Dita Botërore e Zhvillimit të Informacionit.

Motoja e kësaj dite është ”Informohu dhe ti për botën ku jeton dhe jep ndihmën tënde!”


Më shumë se gjysma e njerëzimit përballet çdo ditë me problemet shëndetësore, ekonomike e sociale që rrjedhin nga një zhvillim global jo i njëtrajtshëm. Varfëria, konfliktet e armatosura, mbipesha, kanceri, HIV/AIDS janë vetëm disa nga sfidat që njerëzimit i duhet të kapërcejë sot.

Më shumë informim nënkupton më shumë ndërgjegjësim, më shumë përgjegjësi, më shumë përpjekje.

Dhjetëra miliona njerëz jetojnë me HIV. Ku miliona nga ta janë nën moshën 15 vjeç.  Së paku 80% e njerëzimit jetojnë me më pak se 10 $ në ditë. 40 për qind e popullsisë së varfër të botës përfiton vetëm 5 për qind të të ardhurave globale.

Më shumë se një e treta (34.9% ose 78.6 milionë) e të rriturve amerikanë janë mbipeshë.

Rreth 795.000.000 njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar një jetë të shëndetshme aktive. Kjo përbën rreth një në nëntë njerëz në tokë.

Sipas OBSH numri i të sëmurëve me diabet në vitin 2030 pritet të arrijë në 366.000.000 në botë.

Kanceri përbën një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë. Një e treta e vdekjeve nga kanceri kanë 5 faktorë kryesorë, si indeksi i lartë i masës trupore, konsumi i ulët i frutave, konsumimi i tepërt i duhanit dhe alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për kancerin duke shkaktuar rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në botë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë duke shkaktuar rreth 31% të vdekjeve në botë, më shumë se çdo shkaktar tjetër.

350 milionë njerëz të të gjitha moshave në botë vuajnë nga depresioni. Duhani vret 6 milionë njerëz çdo vit, 600.000 prej të cilëve janë jo duhanpirës të ekspozuar ndaj konsumit të të tjerëve.

Çdo ditë rreth 800 gra ndërrojnë jetë si pasojë e shkaqeve të parandalueshme që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.

Rreth 22 milionë aborte të pasigurta ndodhin në botë çdo vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori