Ajo pas ndeshjes ku edhe fitoi medaljen, nuk i ndali as lotët e gëzimit.
Trajneri Kukaj ka shkruar për këtë në faqen e tij në ‘facebook’.
“Distria pas fitores së medaljes e emocionuar (me lot), të fitosh medalje në gara Elitare për të cilat punohet çdo ditë me orë është gëzim të cilin e njohin vetëm ata që e përjetojnë”.
“Medaljet tona janë gëzim për mbarë popullin tonë anë e kënd Botës”, ka shkruar Kuka.
Akil Xhakova dështoi në ndeshjen vendimtare të marr medalje edhe pse zhvilloi një kampionat të shkëlqyer deri në ato qaste. /Telegrafi/