Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi (52 kg) e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Europian për juniore, që po mbahet në Oberwart të Austrisë.
Distria ishte e mrekullueshme në rrethin e dytë, ku për pak sekonda eliminoi gjermanen, Ines Beischmidt.