LAJMI I FUNDIT:

Disa veçori që duhet t’i dini për zgjedhjet e sotshme në Maqedoni

Disa veçori që duhet t’i dini për zgjedhjet e sotshme në Maqedoni

Zgjedhjet e ditës së sotshme në të cilat, qytetarët do të vendosin se kush do t’a udhëheq vendin për katër vitet e ardhshme, do të jenë të nëntat me rradhë në Maqedoninë pluraliste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Karakteristikë e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, është se në këto zgjedhje marrin pjesë numër më i vogël i koalicioneve dhe partive – gjashtë parti politike dhe pesë koalicione.

Specifikë tjetër e zgjedhjeve të sotshme është edhe ajo se këto janë zgjedhjet e katërta me rradhë të parakohshme të partive qeverisëse OBRM-PDUKM dhe BDI-së, të cilat asnjë mandat deri tani nuk e kanë bërë deri në fund.


Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen, pas qeverisjes më të shkurtë të partive qeverisëse ose në gjysmën e mandatit të tyre (ngjashëm ishte edhe me zgjedhjet e vitit 2008, të cilat erdhën pas qeverisjes dy vjeçare të OBRM-PDUKM-së dhe PDSH-së, dhe partisë së Tito Petkovskit).

Risi tjetër, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore. Votë e vlefshme do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë.

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga Lista zgjedhore.

Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori