Flokët e ngjyrosur kërkojnë trajtime të veçanta. Lexo disa këshilla.
Flokët e ngjyrosur janë mjaft problematikë dhe të vështirë për t’u trajtuar, sepse janë më të thatë, më të hollë e të ashpër, ndryshe nga floku natyral.
Ngjyrimi, nuk ka veti vetëm të heqë pigmentin e flokut, por edhe e bën atë “të vdekur”. Ndaj floku i dekoloruar, ka nevojë për një trajtim të veçantë, sepse është më i ndjeshëm edhe ndaj faktorëve të jashtëma.
Për ta pasur flokun të shëndetshëm, duhet kujdes, në mënyrë që të mos përballesh më maja të djegura dhe flokë të këputur.
Ndiq disa këshilla:
▪ Mos i laj flokët çdo ditë. Lejo yndyrën natyrale që t’i ushqejë e t’i hidratojë, sepse flokët e ngjyrosur janë vetë të thatë.
▪ Laji flokët me ujë të vakët, jo të nxehtë dhe të bollshëm.
▪ Përdor një shampon specifik, pa përmbajtje sulfati dhe sa më pak kimikate.
▪ Përdor balsam çdo herë që i lan flokët, por pa prekur rrënjët. Balsami bimor do ishte zgjidhja më e mirë.
▪ Një herë në javë përdor një maskë rigjeneruese për flokë të dekoloruar dhe mbaje për rreth 30 minuta.
▪ Shpëlaji me ujë të ftohtë, sepse ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e lagështirës dhe forcon rrënjën.
▪ Mundohu që ta eliminosh fare tharësen, por nëse nuk mundesh, përdore në temperaturë sa më të ulët.
▪ Apliko kristalinën dhe maska natyrale për flokë të dëmtuar.
▪ Mos harro vajin e ullirit! Është ushqyes shumë i mirë dhe i hidraton flokët.
▪ 5 lugë vaj ulliri dhe dy të verdha veze. Aplikoje maskën në flokë , vendos një qese dhe lëre të veprojë për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm.
▪ Floku i dëmtuar ka nevojë që një herë në javë të trajtohet me vaj të nxehtë (vaj argani, vaj arre kokosi, vaj ulliri, ricini etj).
▪ Përdor krehër me dhëmbëza të mëdha dhe krihi sa i ke të lagur për të shmangur këputjen e tyre.
▪ Përdor maskën me mjaltë. Përzje 2 lugë mjaltë dhe 3 lugë vaj ulliri. Aplikoje në flokë dhe mbaje për 20 minuta. Shpëlaje me shampon dhe ujë të bollshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Si t’i bëni flokët kaçurrela të qëndrueshme
A është skuqja në lëkurën e fëmijës suaj një shenjë alarmi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert