Personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara në ishullin japonez të Okinawa është në bllokim pasi të paktën 62 raste të coronavirusit janë shfaqur në disa baza të Korpusit Detar amerikan atje.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, urdhri i bllokimit, i cili u nxor në mëngjes të shtunën, ndalon pothuajse të gjithë lëvizjen jashtë bazës nga dhjetëra mijëra personel ushtarak amerikan në baza, përveç nëse miratohet nga një oficer me gradën nënkolonel ose më lart.

Zyra e guvernatorit të Okinawa tha se 62 raste të COVID-19 ishin diagnostikuar në mesin e personelit.

Majori Kenneth Kunze, një zëdhënës për Marinsat e SHBA-së në Japoni, konfirmoi numrin për CNN të hënën dhe tha se gjurmimi i kontakteve ishte duke u zhvilluar në ishull për të parë nëse kishte ndonjë rast më shumë.

Qindra marinsa dhe anëtarët e familjes së tyre po testoheshin, tha ai. /Telegrafi/