Shfaqja “Dinjiteti”, dinjitetshëm prezanton ansamblin e aktorëve ne Teatrin “Istref Begolli” në Pejë. Me regji të Agim Selimit, dhe tekst të Ruxzhdi Pulahës, më 29 prill patëm rastin te shohim shfaqjen “Dinjiteti” ne Teatrin Istref Begolli në Peje.
Stili dhe struktura e tekstit: Influenca e Dramaturgjisë moderne amerikane e viteve të fundit, sidomos e dramës njëaktëshe që gjithnjë e më shume po inskenohet ne teatrot amerikane, doemos ka bërë që edhe autorët shqiptarë të ndikohen. Karakteristikë e këtij stili të të shkruarit është se e tërë ngjarja ndodhe brenda një akti dhe se të gjitha tiparet e dramaturgjisë nga ekspozicioni, zhvillimi i ngjarjes, shthurja dhe kulmi i konfliktit ndodhin brenda nate, dite apo sa zgjatë edhe vet drama e inskenuar.
Në rastin e “Dinjitetit” si tekst, autori nuk përfill me përpikëri standardin e dramës njëaktëshe, edhe pse nuk hyn as te drama triaktëshe ngaqë dinamika e konfliktit dhe rrjedhës se ngjarjes rrjedh aq furishëm saqë te audienca vjen rrëfimi i familjes modeste shqiptare e rrethuar nga dilemat e mëdha të mbijetesës, që kushtimisht çon deri tek inkriminimi ne korrupsion dhe zhvatje.
Ndërtimi i strukturës në veprën “Dinjiteti” nga Ruzhdi Pulaha, është shume real dhe njerëzor, ku spikate ballafaqimi i karaktereve në mënyre të drejtpërdrejte dhe pa ekuivoke. Pothuajse të gjitha personazhet dinë çfarë duan dhe luftojnë për kauzën e tyre. Përjashtim bën karakteri i Emilit (interpretuar nga Fidan Mamusha) i cili është i vetëdijshëm me rrethanat e kohës dhe lufton që të mos jetë pjesë e tyre. Por, presioni i së shoqes dhe nevoja e shkollimit të së bijës e bëjnë që të hyjë në vallen e çmendurisë sociale dhe katrahurën reale në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare.
Ngjarja në shfaqje fillon me Dorinën (interpretuar nga Shpresa Salihu) e cila kërkon nga vajza e saj që të hap derën dhe të kthehet ne dhomën e ditës. Papritur bie telefoni, me ç’rast Roberti tregon që po vjen mysafir. Me te lëshuar receptorin, Dorina sheh qe në shtëpi është kthyer burri i saj Emili, nga i cili kërkon të dijë sa të holla ka sjell për shkollimin e vajzës ne Itali. Emili ka sjell vetëm 750 euro, të cilat janë shumë pak për t’u shkolluar vajza e tyre.
Konflikti i tyre rreth të hollave ndërpritet kur në shtëpinë e tyre hyn Roberti dhe e fton Emilin për të punuar për të dhe njëherazi e bën zgjedhjen e financimit të vajzës se tyre. Roberti si nëpunës i lartë, pa dashje fut në loje profesorin Emil dhe po ashtu ngjall ambicie tek Dorina për ngritje te standardit jetësor – sistemim të saj si “pronare” në supermarketin e se shoqes se Robertit. Emili përmes të cilit Roberti bën disa shpëlarje të hollash dhe zhdoganime ilegale, vendos më në fund që të dalë publikisht dhe të tregojë për çdo gjë që din për korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelin më të larte shtetëror. Roberti e largon nga puna dhe e ndan nga bashkëshortja Emilin, i cili me pastaj vdes në një lëvore bananeje i shantazhuar.
Ndërtimi i personazheve në shfaqje e tejkalon veprën e shkruar. Ne këtë mënyrë regjia, duke dashur që të jetë më gjithëpërfshirëse ne tipologjinë e personazheve, arrin që të thumbojë edhe me gjerë sesa vet institucionet vendimmarrëse në Kosovë të cilat përfaqësohen nga personazhet siç janë Roberti (interpretuar nga Flormend Shabaj) nëpunës i larte shtator, i cili vije nga një fshat dhe që përfaqëson shtetin e korruptuar, derisa në anën tjetër kemi profesorin Emil i cili përfaqëson të diturin nga qyteti e të lënë anash nga shteti, për të vazhduar më tutje me Dorinën të cilën regjia e sjell si personazh shumë ambicioz nga Tirana të martuar për profesorin Emil.
Të tri këto shtylla karakteresh e përbejnë shfaqjen, duke tentuar që në fakt të prezantohet shoqëria shqiptare e cila në rrethanat e pasluftës në Kosove domosdo që ndërlidhet me faktorin ndërkombëtar, e që në shfaqje na jepet përmes personazhit të Tonit (interpretuar nga Fisnik Sykaj) i cili portretizon shtetet myslimane arabe dhe që nga të vepruarit në skenë shohim që është shumë i lidhur me personazhin e Kelit i cili është biznesmen shqiptar nga komuniteti LGBT. Të gjitha këto personazhe në vepër, regjia i ndërlidh ngushtë me realitetin në të cilin ndodhet Kosova dhe përmes tyre sikur do të na tregojë fajtorin e gjendjes ekonomiko-sociale dhe politike të Kosovës, ku krimi dhe korrupsioni nuk janë vetëm nga vendorët, por edhe nga faktorët e jashtëm të cilët ndodhen në Kosovë.
Loja e Aktorëve dhe personifikimi i personazheve nga aktorët është për t’u çmuar dhe vlerësuar, kur dihet që shumica nga ta janë të rinj nga mosha dhe nga eksperienca.
Përjashtuar disa momente kur nuk dëgjoheshin në publik, pa përjashtim të gjithë aktorët kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës. Në personazhin e Emilit interpretuar nga Fidan Mamusha, vlen të theksohet qëndrueshmëria e tij si karakter, pa harruar asnjë moment detyrat skenike dhe thellësinë e përjetimit që ndjen gjate rrugëtimit. Ndërsa, Flormend Shabaj, në rolin e nëpunësit shtetëror na vjen si bos real i figurës politike që jo rrallë e hasim në media, në rrugë dhe gjetkë. Shpresa Salihaj, në rolin e Dorinës, mishëron shkëlqyeshëm gruan ambicioze që me çdo kushte do që të arrijë atë që do. Derisa rolet episodike të interpretuara nga Agon Balaj, Aida Alidemi, Fitore Broqi dhe Fisnik Sykaj vinë shumë ndryshe dhe plot sharme që ngjallon reagime spektakolare tek publiku ne sallë.
Regjia e Agim Selimit spikat në dinamizmin dhe konkretizimin e situatave në shfaqje, duke na sjell konflikte frontale të personazheve dhe emocione të afërta me përjetimet qe ndodhin në skenë e publik. Mizanskena e ndërtuar në skenografinë e Fatmir Atashit (skenograf i rij) është e menduar mirë dhe shumë praktike ku shquhet në radhë të parë aktori, derisa kostumet nga Samka Ferri janë përputhshmërishtë me karakteret e shfaqjes dhe regjisë. Po ashtu, edhe muzika e përshkon situatën dramatike mirë në shfaqje.
Si konkludim, vijmë në përfundim që shfaqja “Dinjiteti” ishte prurje interesante dhe mbresëlënëse duke prezantuar dinjitetshëm ansamblin e ri të këtij teatri. Mësohet nga menaxhmenti dhe Këshilli i Teatrit “Istref Begolli” në Pejë që shfaqja e radhës do jetë “Zbritja nga mali Morgan” me autor Arthur Millerin. Suksese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?