Deputeti Ilija Dimovski në debatin e emisionit Click Plus të TV21 nuk është përgjigjur konkretisht nëse funksionimi i PSP-së ishte pengesë kryesore për dështimin e bisedimeve me BDI-në për formimin e qeverisë së re, por ai ka theksuar se për ta tema e PSP-së është përfunduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në bisedimet me BDI-në ishte theksuar se nuk do të votojmë për vazhdimin e afatit prej 18 muajve të parashikuara për ngritje të akuzave. Për këto ndryshime kërkohet një shumicë prej dy të tretash për shkak se ajo është një dispozitë kushtetuese. Sigurisht që ne nuk e kemi ndërmend të votojmë për zgjatjen e afatit, prandaj kjo temë ishte e mbyllur për ne. Pa marrë parasysh nëse BDI do të jep mbështetje, kurse tani edhe LSDM, asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket PSP-së”, tha Dimovski.
Dimovski tha se pengesa kryesore për formimin e qeverisë e re ishte çështja për përdorimin e gjuhëve. /Telegrafi/